Putin e fton presidentin e Ukrainës që ta vizitojë Moskën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107242-putin_e_fton_presidentin_e_ukrainës_që_ta_vizitojë_moskën
Presidenti i Rusisë në përgjigje ndaj ftesës së homologut të tij ukrainas për t'u takuar në rajonin për të cilin ekziston konflikt, Donbas në lindje të Ukrainës, e ka ftuar atë që të takohen në Moskë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 23, 2021 07:39 Europe/Tirane
  • Putin e fton presidentin e Ukrainës që ta vizitojë Moskën

Presidenti i Rusisë në përgjigje ndaj ftesës së homologut të tij ukrainas për t'u takuar në rajonin për të cilin ekziston konflikt, Donbas në lindje të Ukrainës, e ka ftuar atë që të takohen në Moskë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ditën e enjte deklaroi se është i gatshëm të takohej në Moskë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të diskutonte marrëdhëniet midis dy vendeve “në çdo kohë” sa herë që të dëshironte ai.

“Nëse bëhet fjalë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, atëherë ju lutem, do të pranojmë presidentin e Ukrainës në Moskë në çdo kohë “, tha presidenti rus gjatë bisedimeve që zhvilloi me presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko, duke komentuar në këtë mënyrë propozimit që Zelensky u bëri së fundmi për t’u takuar në Donbas.

Duke iu referuar propozimit, ai tha se nëse Zelensky do të dëshironte të fliste për konfliktin midis forcave të Kievit dhe separatistëve në Ukrainën lindore, ai do të duhej “së pari të takohej me udhëheqësit” e dy republikave të Donetsk dhe Lugansk dhe më pas të takohej me përfaqësuesit e një vendi të tretë, përfshirë Rusinë.