Tensionet me SHBA, Erdogan mbledh me urgjencë “shtabin”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107256-tensionet_me_shba_erdogan_mbledh_me_urgjencë_shtabin
Pas pohimeve se presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet të hedhë një hap të cilin Washingtoni e ka shmangur me kohë, njohjen e genocidit armen, pritet reagimi i presidentit turk Rexheo Tajip Erdogan, dhe ai nuk vonoi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2021 15:08 Europe/Tirane
  • Tensionet me SHBA, Erdogan mbledh me urgjencë “shtabin”

Pas pohimeve se presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet të hedhë një hap të cilin Washingtoni e ka shmangur me kohë, njohjen e genocidit armen, pritet reagimi i presidentit turk Rexheo Tajip Erdogan, dhe ai nuk vonoi.

Erdogan mblodhi me urgjencë bordin e lartë të këshillimit, ndërsa e bëri sërish të qartë qëndrimin e vendit të tij sa i takon eventeve të 1915-tës. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim të vërtetën rreth atyre ngjarjeve”, ka thënë Erdogan. Nëse Biden e përdor vërtet termin genocid në deklaratën që pritet të bëjë në 24 prill, do të shënonte të parën herë që SHBA-ja i bën këtë lloj përcaktimi masakrave të armeneve gjatë viteve të fundit të perandorisë osmane. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e lidhjeve dypalëshe me Turqinë, në minutën e fundit, presidenti amerikane edhe mund të tërhiqet nga përdorimi i këtij termi. Në vitin 2019, Senati i SHBA-së miratoi një rezolutë jo-detyruese duke njohur vrasjet si një gjenocid, një vendim ky që e zemëroi shumë Ankaranë. Turqia e pranon që në përleshje me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore u vranë një numër i madh armenesh, por kundërshton shifrën 1.5 milionë dhe mohon që vrasjet ishin orkestruar sistematikisht dhe se përbëjnë një genocid.