Pasojat katastrofale të sanksioneve mjekësore të Amerikës ndaj Indisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107350-pasojat_katastrofale_të_sanksioneve_mjekësore_të_amerikës_ndaj_indisë
Mospranimi i presidentit amerikan të heq sanksionet mjekësore ndaj prodhimit të vaksinës kundër virusit Korona në Indi ka shkaktuar katastrofë vdekjeprurëse.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 25, 2021 14:36 Europe/Tirane
  • Pasojat katastrofale të sanksioneve mjekësore të Amerikës ndaj Indisë

Mospranimi i presidentit amerikan të heq sanksionet mjekësore ndaj prodhimit të vaksinës kundër virusit Korona në Indi ka shkaktuar katastrofë vdekjeprurëse.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar Radion e Francës, njoftoi se Qeveria e Indisë për të shtuar prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona në kohën kur një variant i ri i motuar i virusit Korona është përhapur në përmasa të mëdha në këtë vend, ka kërkuar ndihmë nga Amerika, mirëpo qeveria e Joe Biden nuk ka pranuar të heqë sanksionet ndaj nevojave mjekësore të Indisë.

Kjo është në kohën kur India më parë në kulmin e përhapjes së virusit Korona kishte dërguar një sasi të madhe të dozave të medikamentit Hydroxychloroquine në Amerikë.

Sipas këtij burimi, dhomat tregtare të Amerikës kanë kërkuar dërgimin e vaksinës kundër virusit Korona në Indi, mirëpo Joe Biden përsëri ka refuzuar këtë kërkesë. Shefi i Institutit SEREM që është kompania më e madhe prodhuese e vaksinës, gjithashtu dy javë më parë kishte kërkuar nga Joe Biden të heqë sanksionet ndaj lëndëve përbërëse të vaksinës kundër virusit Korona, mirëpo Biden i kishte refuzuar kërkesën atij. Ndërkohë Kina sot i ka ofruar Indisë ndihmën e vet për t’u përballur me krizën e përhapjes së virusit Korona. Gjithashtu edhe Australia, Franca dhe Pakistani kanë deklaruar gatishmërinë e vet për të ndihmuar Indinë për t’u përballur me pandeminë Korona.