Rusia dëbon diplomatin italian
Rusia ka vendosur të dëbojë një diplomat italian në një veprim reciprok pas dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Roma muajin e kaluar për një akuzë të supozuar spiunazhi.
Ministria e Jashtme Ruse thirri të hënën ambasadorin e Italisë për të protestuar ndaj asaj që e përshkroi si lëvizjes "jo miqësore" dhe "të pabazë" të Romës, duke e informuar atë se atasheu i marinës italiane është shpallur person non grata. Diplomati italian do të ketë 24 orë për të lënë vendin. Ministria shtoi se ky veprim erdhi si përgjigje ndaj vendimit të fundit të Italisë për të dëbuar dy diplomatë rusë me arsyetimin se ata ishin "spiunë". Ministria e Jashtme italiane reagoi menjëherë dhe dënoi vendimin e Moskës, duke e përshkruar atë si "të pabazuar dhe të padrejtë, sepse është në shenjë hakmarrjeje për një masë legjitime të marrë nga autoritetet italiane në mbrojtje të sigurisë së tyre". Italia është një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe një anëtare e NATO-s me marrëdhëniet më të ngrohta me Rusinë.