Turqia raporton 43.301 raste të reja me COVID-19
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 43.301 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.703 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 4.71 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 39.057, me 346 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Rreth 45.592 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në mbi 4.16 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 46.43 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 282.192 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se aktualisht numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 në gjendje kritike është 3.549. Që nga 14 janari kur filloi fushatën masive të vaksinimit, Turqia ka administruar pothuajse 22 milionë doza të vaksinës COVID-19, përfshirë rreth 8.45 milionë qytetarë të cilët tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Turqia nga mbrëmja e të enjtes deri më 17 maj do të zbatojë një bllokim të plotë, bllokim që do të mbulojë pjesën e mbetur të muajit të Ramazanit, si dhe tre ditët e festës së Fitër Bajramit. Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia COVID-19 në mbarë botën ka marrë mbi 3.12 milionë jetë njerëzish.