Fqinjët e Indisë tmerrohen nga korona indiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107564-fqinjët_e_indisë_tmerrohen_nga_korona_indiane
Fqinjët e Indisë po e shohin shpërthimin e Covid 19 me tepër shqetësim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2021 04:26 Europe/Tirane
  • Fqinjët e Indisë tmerrohen nga korona indiane

Fqinjët e Indisë po e shohin shpërthimin e Covid 19 me tepër shqetësim.

Sipas agjencisë IRIB, pasojat e tmerrshme të koronës në Indi, ka bërë që fqinjët e këtij vendi janë të tmerrohen dhe ta shikojnë me shqetësim epideminë e Covid 19 në Indi, sepse situata në këtë vend për sa i përket rasteve dhe vdekjeve për shkak të koronës është shumë më keq sesa fqinjët e saj. Midis fqinjëve të Indisë, Nepali ka parë rritjen më të madhe të të prekurve dhe vdekjeve nga virusi korona. Bangladeshi gjithashtu ka vendosur kufizime të ashpra të koronës dhe ka ndaluar fluturimet nga India për në vend. Në Pakistan, ndërkohë, situata është e ndryshme dhe fqinji perëndimor i Indisë regjistroi dje numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid 19. Ndërkohë, 90% e bombolave të oksigjenit në Pakistan janë konsumuar dhe kjo është bërë një makth serioz për pacientët me korona në këtë vend.  Në Pakistan, ashtu si në Indi, mungesat e mëdha të bombolave të oksigjenit dhe artikujve të tjerë mjekësorë dhe farmaceutikë ndjehen rëndë te pacientët e koronës.