Aleksei Navalnji: Putin një mbret lakuriq!
Lideri opozitar rus Aleksei Navalnji u paraqit këtë të enjte përpara gjykatës për të kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij. Për shkak të grevës së tij të urisë ai tha se tani unë jam thjesht një skelet i tmerrshëm, ndërsa fshikulloi Putinin duke i thënë se rusët e kanë kuptuar se Mbreti është lakuriq.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se lideri opozitar rus Alexey Navalny u paraqit këtë të enjte në gjykatë pas grevës së tij të urisë.
Seanca dëgjimore në apel ishte për kundërshtinë e tij ndaj akuzave për shpifje dhe fyerjen e një veterani rus të Luftës së Dytë Botërore.
Në fjalën e tij, kritiku i Kremlinit tha "Unë jam thjesht një skelet i tmerrshëm", duke u shfaqur i tronditur në ekran.
"Do të doja të them, gjykata ime e dashur, se mbreti yt është lakuriq. Tashmë miliona njerëz po bërtasin për këtë sepse është kaq e qartë," tha Navalny duke iu referuar presidentit Putin.
Si pasojë e grevës së urisë ai tha se kishte humbur 72 kilogram nga pasha e tij trupore, dhe se kishte kërkuar ndonjë frutë nga institucionet e burgut për ta ndihmuar të rikuperohej nga greva e tij e urisë, por nuk kishte marrë asgjë.