Protestat anti-qeveritare në Francë njëkohësisht me Ditën Ndërkombëtare të Punës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107652-protestat_anti_qeveritare_në_francë_njëkohësisht_me_ditën_ndërkombëtare_të_punës
Demonstratat anti-qeveritare në të gjithë Francën që përkuan me Ditën Ndërkombëtare të Punës, u mbajtën me gjithë kufizimet e virusit Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2021 15:30 Europe/Tirane
  • Protestat anti-qeveritare në Francë njëkohësisht me Ditën Ndërkombëtare të Punës

Demonstratat anti-qeveritare në të gjithë Francën që përkuan me Ditën Ndërkombëtare të Punës, u mbajtën me gjithë kufizimet e virusit Korona.

Mijëra qytetarë francezë të Shtunën demonstruan në kryeqytetin Paris dhe qytete të tjera, duke përfshirë Lion, Nantes, Lille dhe Toulouse, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke protestuar kundër planeve të qeverisë.  Protestuesit e të ashtuquajturës "Jelekët e verdhë" demonstruan kundër politikave të qeverisë franceze të Presidentit Emmanuel Macron dhe në këto protesta u bashkuan edhe rivalët e presidentit, përfshirë Jean-Luc Melanchon dhe Marine Le Pen.  Sipas raportit, disa protestues u përplasën me policinë franceze gjatë demonstratës dhe policia e Parisit arrestoi 17 persona.  Agjencia e lajmeve Sputnik gjithashtu raportoi se policia goditi protestuesit dhe hodhi gaz lotsjellës.  Macron fitoi presidencën franceze në vitin 2017 me disa premtime, por shumica e axhendës së tij të reformave është ndalur për shkak të luftës kundër sindikatave dhe gjithashtu epidemia e Korona ka ndaluar planet e tij për të reformuar sistemin e pensioneve.