Rusia mbyll vendin për 10 ditë
Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Morashko ka njoftuar një pushim publik 10-ditor për t'u pëballur me epideminë e Koronavirusit në Rusi.
"Epidemia e Koronavirusit në Rusi është akoma e tensionuar dhe më shumë se 300,000 pacientë po marrin kujdes mjekësor në Rusi," i tha sot (e Dielë) Morashko kanalit televiziv Russia 1, raporton IRNA. Ai shtoi: "Për t'iu kundërvënë kësaj tendence, me urdhër të Presidentit Vladimir Putin, u vendos që të deklarohej një pushim publik në Rusi nga 1 deri në 9 maj, gjatë të cilit zyrat qeveritare, shkollat dhe universitetet do të mbyllen". Kanali Russia 1 raportoi sot se më shumë se 9 milion njerëz në Rusi kanë marrë dy doza të vaksinës anti-Covid dhe numri i njerëzve që kanë marrë një dozë të vaksinës është rreth 13 milion. Sipas raportit të Shtabit të luftëd kundër Koronavirusit në Rusi, 342 persona vdiqën nga korona në 24 orët e fundit dhe 8.697 njerëz u infektuan me këtë sëmundje.