Sekretari amerikan përmend konfliktin ushtarak me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107742-sekretari_amerikan_përmend_konfliktin_ushtarak_me_kinën
Në një intervistë për CBS News, Blinken e bëri të qartë se SHBA-ja nuk do ta lejojë Kinën të minojë rendin ndërkombëtar i cili siç theksoi ai, bazohet në rregulla të qarta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan përmend konfliktin ushtarak me Kinën

Në një intervistë për CBS News, Blinken e bëri të qartë se SHBA-ja nuk do ta lejojë Kinën të minojë rendin ndërkombëtar i cili siç theksoi ai, bazohet në rregulla të qarta.

“Mendoj se me kalimin e kohës, Kina beson se mund të jetë, duhet të jetë dhe do të jetë vend dominues në botë”, u shpreh Blinken. Por, konfrontimi ushtarak “është thellësisht kundër interesave të saj edhe të vetë Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai. Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm së fundi për çështje që nisin nga tregtia e spiunazhi, e përfundojnë tek pandemia e koronavirusit. Blinken theksoi se qëllimi i SHBA-së nuk është ta frenojë Kinën, por të ruajë rendin e bazuar në rregulla, të cilin “Pekini po e sfidon”. Kina, mes tjerash, është akuzuar edhe për shtim të tensioneve me Tajvanin dhe abuzim të pakicës myslimane ujgure. Kryediplomati amerikan u tregua megjithatë i kujdesshëm duke mos e quajtur atë “armike”, pavarësisht faktit që Washingtoni e ka akuzuar vazhdimisht Pekinin për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe të pronës intelektuale.