Blinken bëri thirrje për angazhim diplomatik me Korenë e Veriut
"Koreja e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë dhe të angazhohet në një proces diplomatik," tha sekretari i shtetit në një konferencë shtypi me homologun e tij britanik, mbi çështjen e çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.
Sipas agjencisë Fars, Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken të hënën pas bisedimeve me sekretarin e jashtëm britanik Dominique Robb në Londër njoftoi: "Shpresoj që Koreja e Veriut të shfrytëzojë mundësinë për angazhim diplomatik dhe të shohë nëse ka mënyra për të ecur përpara drejt qëllimit për çarmatimin bërthamor të gadishullit korean". Në fjalimin e tij të parë në Kongres javën e kaluar, Presidenti i SHBA Joe Biden pohoi se programi bërthamor i Koresë së Veriut përbënte një kërcënim serioz për sigurinë e SHBA dhe sigurinë botërore. Motra e kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un kohët e fundit paralajmëroi qeverinë Biden se nëse me të vërtetë dëshiron paqe, Uahsingtoni duhet të shmangë shkaktimin e telasheve dhe zemërimin e Phenianit. Koreja e Veriut kohët e fundit e përshkroi përpjekjen e administratës së re të SH.B.A.-së për ta kontaktuar atë, si një "mashtrim të turpshëm" dhe tha se për sa kohë që Uashingtoni nuk ndryshon politikat e tij armiqësore, Pheniani nuk do të hyjnë në negociata me Amerikën.