Nepali po shkon drejt një krize si India
Me përhapjen e virusit indian; Nepali po shkon drejt një krize të virusit korona të ngjashme me Indinë edhe pse po përpiqet të kontrollojë situatën e virusit korona me kufizime dhe karantinë.
Sipas CNN, shpërthimi i sëmundjes Covid 19 në Indi ka pasur efekte shumë të rënda dhe negative në vendet fqinje. Për shembull, rastet e Covid 19 në Nepal janë në rritje ashtu si në Indi. Mjekët e këtij vendi paralajmëruan të Dielën se Nepali ashtu si India, po përballej me një valë vdekjeprurëse të koronës dhe se spitalet në zonat kufitare me Indinë po hasin në mungesë të theksuar shtretërish dhe oksigjeni. Vendi ka regjistruar më shumë se 5,700 raste të reja të të infektuarve me korona në 24 orët e fundit, numri më i lartë në shtatë muajt e mëparshëm. Në Nepal, për shkak të rritjes së shkallës së infektimit me Covid 19, prej mëse dy javësh janë vendosur kufizime dhe karantina. Zyrtarët e këtij vendi thonë se rastet e Covid 19 në vend janë përhapur përtej kontrollit dhe fuqisë së sistemit të kujdesit shëndetësor të Nepalit. Kjo është veçanërisht e theksuar në zonat kufitare të Nepalit me Indinë, ku banorët lokalë janë të tmerruar. Banorët e qytetit Kathmandu, kryeqytet i Nepalit, po përpiqen të dalin nga qyteti dhe të zhvendosen në zonat rurale ku dendësia e popullsisë është më e ulët dhe korona ka më pak gjasa të përhapet.