Blinken: Bisedimet e Vjenës kanë përparuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107812-blinken_bisedimet_e_vjenës_kanë_përparuar
Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se bisedimet e Vjenës kishin bërë përparim në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, por që kishte ende një rrugë të gjatë për të bërë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 05, 2021 09:29 Europe/Tirane
  • Blinken: Bisedimet e Vjenës kanë përparuar

Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se bisedimet e Vjenës kishin bërë përparim në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, por që kishte ende një rrugë të gjatë për të bërë.

Sipas IRNA, Anthony Blinken, i cili udhëtoi në Londër për të marrë pjesë në takimin ministror të G7 në një intervistë me Financial Times të martën, bisedimet e Vjenës i përshkroi si serioze dhe pretendoi se Uashingtoni kishte treguar se ishte gati të kthehej në marrëveshje.  Diplomati amerikan pa përmendur se Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja pretendoi: Tani duhet të shohim nëse Irani është gati dhe mund të vendosë të kthehet në marrëveshjen bërthamore. Teherani në kuadër të marrëveshjes filloi hapat për të zvogëluar angazhimet e tij, një vit pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe dy vjet pasi palët evropiane vonuan përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes.  Presidenti i ri i SHBA Biden ka premtuar se Uashingtoni do të kthehet në marrëveshje nëse Irani kthehet në zbatimin e plotë të saj. Republika Islamike e Iranit gjithashtu thekson:  Teherani do të kthehet në angazhimet e tij kur Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të marrëveshjes bërthamore janë takuar në Vjenë për tre javët e fundit për të diskutuar aktivizimin e marrëveshjes dhe kthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara në të. Deri më tani, ata kanë organizuar disa takime të Komisionit të Përbashkët në Vjenë dhe kanë bërë përparim në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Sekretari i Shtetit i tha Financial Times se kishte ende shumë për të bërë dhe se rruga përpara ishte më e gjatë se sa ishte parashikuar.