Bota dënon dhunën kundër palestinezëve në Kuds
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108042-bota_dënon_dhunën_kundër_palestinezëve_në_kuds
Nga e tërë bota kanë ardhur reagime rreth sulmit të forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa, që ndodhet në Kudsin e shenjtë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 09, 2021 20:05 Europe/Tirane
  • Bota dënon dhunën kundër palestinezëve në Kuds

Nga e tërë bota kanë ardhur reagime rreth sulmit të forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa, që ndodhet në Kudsin e shenjtë.

Bashkimi Evropian bëri të ditur se duhen evituar provokimet dhe duhet respektuar statukoja. Në deklaratën e bërë nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, duke u deklaruar se tensionet dhe dhuna u përshkallëzuan në mënyrë të rrezikshme në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe veçanërisht në Jerusalemin Lindor, shkruhet: "Dhuna dhe provokimi janë të papranueshme. Duhet të kërkohet llogari nga autorët e të gjitha palëve. BE-ja u bën thirrje autoriteteve që të kalojnë menjëherë në veprim për uljen e tensioneve në Jerusalem. Duhet të shmangen veprimet provokuese në Xhaminë Al-Aksa dhe duhet të respektohet statukoja, thuhet në deklaratë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu palëve që "t'i japin fund dhunës" në lidhje me përdorimin e dhunës së policisë Izraelite kundër Palestinës në Xhaminë Al-AKsa dhe pjesë të tjera të Jerusalemit. Kurse Kryeministri i Libisë, Dibeyb dënoi sulmin e policisë izraelite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa në zonën e Qytetit të Vjetër në Kodsin e pushtuar. "Jemi gjithmonë pranë luftës së drejtë të popullit të Palestinës. Dënojmë sulmin e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa e cila është kibleja jonë e parë. Gjithashtu dënojmë zhvendosjen e pashembullt të palestinezëve nga vendet e tyre", tha ai. Ai tha se "Komuniteti ndërkombëtar duhet të përmbushë përgjegjësinë për të gjetur një zgjidhje të drejtë në interesin e palestinezëve.” Dayf al-Fayiz, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë, e përshkroi sulmin ndaj Al-Aksa dhe sulmin ndaj atyre që adhurojnë paqësisht si "një shkelje të dukshme dhe sjellje barbare", duke deklaruar se këto sulme të papranueshme ishin të dënuara. Edhe në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit, duke u theksuar se sulme të tilla, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, janë kundër të gjitha normave humanitare dhe ligjit të të drejtave të njeriut, administrata e Islamabadit, shkroi: "Ne dënojmë me forcë sulmin kundër atyre që adhurojnë në Mesxhid al-Aksa nga forcat pushtuese izraelite."