Populli turk demonstron kundër Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108070-populli_turk_demonstron_kundër_izraelit
Më gjithë mbylljen e bizneseve dhe ndalimin e tubimeve publike, edhe këtë vit myslimanët turq në qytete të ndryshme të vendit organizuan Ditën Botërore të Kodsit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 10, 2021 09:40 Europe/Tirane
  • Populli turk demonstron kundër Izraelit

Më gjithë mbylljen e bizneseve dhe ndalimin e tubimeve publike, edhe këtë vit myslimanët turq në qytete të ndryshme të vendit organizuan Ditën Botërore të Kodsit.

Në këtë drejtim, banorët në qytete të ndryshme të Turqisë protestuan kundër sulmit të policisë së regjimit sionist ndaj besimtarëve në xhaminë Al-Aksa në të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Një numër anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile turke u mblodhën gjithashtu përpara ambasadës Izraelite në Ankara dhe lëshuan parulla kundër regjimit sionist dhe në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez. Të Premten e kaluar, më 7 maj 2021, që përkoi me 43 vjetorin e Ditës Botërore së-Kodsit, ashtu si në vitet e mëparshme, njerëz në shumë pjesë të botës, veçanërisht në vendet myslimane, demonstruan për të protestuar kundër krimeve të regjimit racist izraelit në territoret e pushtuara palestineze. Imam Khomeini(ra), themeluesi i Republikës Islamike, e quajti të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Dita Ndërkombëtare e Kodsit. Për 43 vitet e fundit që kur u emërua kjo ditë, myslimanët në të gjithë botën kanë protestuar kundër krimeve dhe thelbësisht kundër "ekzistencës" së regjimit pushtues sionist. Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka insistuar në organizimin e një referendumi me pjesëmarrjen e banorëve kryesorë të Palestinës të të gjitha etnive dhe feve, në mënyrë që të zbatohet parimi themelor i së drejtës për vetëvendosje të Palestinës. Demonstratat anti-Izraelite të popullit turk kanë ndodhur në një kohë kur zyrtarët e qeverisë së Ankarasë kanë tentuar të normalizojnë marrëdhëniet me regjimin racist izraelit në mënyrë që të zgjidhë mosmarrëveshjet e veta me vendet e Mesdheut. Ky veprim tregon se demonstratat e popullit turk në qytete të ndryshme të këtij vendi ishin një lëvizje spontane që synonin realizimin e të drejtave të popullit palestinez. Më shumë se 205 palestinezë u plagosën gjatë një sulmi nga militantët dhe kolonët sionistë në të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në Ditën Botërore të Kodsit. Në lidhje me sulmin e ushtrisë sioniste ndaj besimtarëve të pambrojtur palestinezë, shkrimtari dhe analisti i shquar palestinez Mustafa Youssef al-Ladaëi thotë: "Dita Botërore e Kodsit krijon bazën për çlirimin e Territoreve të pushtuara Palestineze." Ky autor i shquar palestinez gjithashtu thotë: "Sionistët kanë frikë nga Dita Ndërkombëtare e Kodsit dhe përgatiten të përballen me këtë ditë dhe të nxisin opinionin publik të botës kundër kësaj dite të madhe dhe për çdo vit ata përpiqen të njollosin dhe prishin organizimin e kësaj dite." Është e qartë se frika dhe shqetësimi i regjimit sionist për Ditën Ndërkombëtare të Kodsit ka bërë që çdo vit në këtë ditë ushtria e regjimit të përdorë dhunën ndaj civilëve. Nga ana tjetër, besimtarët palestinezë që janë kryesisht gra, adoleshente dhe të moshuar, me duart e tyre bosh, nuk mund të përballen me milicinë e armatosur sioniste. Në këtë situatë, sulmi i ushtrisë dhe kolonëve sionistë ndaj besimtarëve civilë tregon thellësinë e frikës dhe ankthit të regjimit sionist. Në një përmbledhje të përgjithshme të demonstratave spontane të popullit mysliman të Turqisë kundër regjimit racist të Izraelit, duhet thënë se: Demonstratat në qytete të ndryshme të Turqisë tregojnë se njerëzit e këtij vendi mysliman, ashtu si kombet e tjera myslimane, nuk e tolerojnë imponimin e regjimit sionist ndaj kombeve të shtypura dhe të pambrojtura.