Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108108-ushtarët_paralajmërojnë_për_luftë_civile_në_francë
Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.

Letra, e publikuar në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se çështja “ka të bëjë me mbijetesën e vendit tonë”. Revista, tha se gati 133,000 njerëz e kanë nënshkruar letrën deri të hënën, në orën 1:30 pasdite. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin – aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron – e cilësoi letrën si një “manovër të vrazhdë” dhe akuzoi nënshkruesit e saj për mungesë të “guximit”. Qeveria e ka dënuar edhe një letër të ngjashme, të publikuar muajin e kaluar nga disa zyrtarë francezë dhe 20 gjeneralë gjysmë të pensionuar, duke e konsideruar atë si ndërhyrje të papranueshme të ushtrisë në politikë. Gjenerali i lartë i Francës është zotuar se ata që qëndrojnë pas letrës, do të ndëshkohen. Numrat dhe gradat e nënshkruesve fillestarë të letrës së fundit janë të paqarta. Dy letrat vijnë përpara zgjedhjeve të vitit 2022 në Francë, kur sfiduese e presidentit Macron pritet të jetë sërish udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.