OKB kërkon nga Evropa të adresojë çështjet e azilit
(last modified Wed, 12 May 2021 05:13:46 GMT )
May 12, 2021 07:13 Europe/Tirane

Ndërsa emigrantët vazhdojnë të udhëtojnë për në Evropë, raportet flasin për trajtimin çnjerëzor të azilkërkuesve në disa vende evropiane. Për këtë, Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Evropës që të përdorë mekanizma më efektivë për t'u marrë me fluksin e emigrantëve dhe azilkërkuesve në kontinent.

"Fakti që ditët e fundit kemi parë edhe një herë fluksin e emigrantëve dhe azilkërkuesve përmes Mesdheut në Evropë tregon se Evropa ka nevojë për një mekanizëm më të mirë për adresimin e kësaj çështjeje" tha Filippo Grandi, Komisionari i Lartë i KB për Refugjatët. Deklaratat e Grandit erdhën ndërsa gazeta Guardian kishte zbuluar më parë se vendet evropiane kishin përdorur metoda brutale për të ndaluar kalimin e rreth 40,000 refugjatëve gjatë epidemisë së Koronës, duke rezultuar në vdekjen e 2,000 prej tyre. Sipas raporteve të botuara; Që nga janari i vitit 2020, pavarësisht nga numri në rënie i refugjatëve , vendet evropiane, veçanërisht Italia, Malta, Greqia, Kroacia dhe Spanja, kanë forcuar politikat e tyre të emigracionit dhe kanë paguar vendet jo-anëtare të BE-së dhe anijet private për të gjurmuar detin dhe për të dërguar azilkërkuesit në paraburgim. Në vitet e fundit, pas luftës në Siri dhe pasigurisë në disa vende të tjera të Azisë Perëndimore, krizat politike dhe ekonomike në shumë vende afrikane, si dhe mungesa e një qeverie të fortë qendrore në Libi dhe hyrja e saj në ujërat mesdhetare si një kanal për në Evropë, ka bërë që shumë qytetarë të vendeve të goditura nga kriza të Azisë Perëndimore dhe Afrikës të arrijnë kufijtë e Evropës në mënyra të ndryshme dhe të rrezikshme.  Shumë nga këta azilkërkues bien viktima të bandave të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe aksidenteve detare siç janë përmbysja e skafeve dhe vdesin përpara se të arrijnë destinacionin e tyre evropian. Mirëpo ata azilkërkues që arrijnë në Evropë përballen me shumë vështirësi të tjera. Ndryshe nga sloganet humanitare dhe të të drejtave të njeriut , në praktikë vendet evropiane nuk i trajtojnë mirë azilkërkuesit, shumë prej të cilëve janë të vendosur në kampe me akomodimet më minimale. Pas mbylljes së kufijve evropianë pas epidemisë Covid-19, shumë azilkërkues për muaj me radhë kanë prapa kufirit pritur për leje.  Kjo është pavarësisht nga fakti se edhe azilkërkuesit që jetojnë në kampe nuk kanë qasje të mjaftueshme në shërbimet mjekësore, shëndetësore dhe në trajtime të tjera dhe shpesh abuzimi ndaj tyre është intensifikuar. Nga ana tjetër, vendosja e karantinave afatgjata dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike është një tjetër pretekst i përdorur nga autoritetet evropiane për të ushtruar presion mbi azilkërkuesit dhe për t'i deportuar ata. Kombet e Bashkuara tani zyrtarisht i kanë bërë thirrje Evropës që t'i japë fund trajtimit çnjerëzor të azilkërkuesve dhe të rregullojë situatën e tyre në përputhje me standardet dhe ligjet e vendosura; Kjo është një çështje që mesa duket nuk do të merret në konsideratë dhe nuk do të zbatohet nga zyrtarët evropianë.

 

 


 

Tags