Protesta në mbështetje të Palestinës në disa qytete të SHBA
Shtetet e ndryshme të Shteteve të Bashkuara dëshmuan edhe një herë praninë e njerëzve në rrugë, të cilët mbështeten Palestinën dhe demaskuan krimet dhe veprimet kriminale të sionistëve.
Të shtunën mijëra njerez dolën në rrugë në mbështetje të popullit palestinez dhe për të dënuar dhunën ndaj banorëve të Gazës, sipas agjencisë IRNA. Qindra njerëz në Los Angeles, California, protestuan kundër regjimit të rremë sionist, duke dënuar krimet e regjimit kundër popullit të shtypur palestinez. Qindra njerëz në qytetet Boston, Hartford dhe Bitsberg gjithashtu dolën në rrugë në protestë kundër sulmeve të regjimit sionist ndaj palestinezëve dhe duke u bërë thirrje të dërguarve të SHBA për të kufizuar përdorimin e ndihmës amerikane për regjimin sionist. Regjimi sionist vazhdoi agresionin e tij në Gaza dhe territoret e pushtuara, duke bombarduar ndërtesën me disa kate Al-Jala, e cila ishte gjithashtu vendndodhja e zyrave të disa mediave ndërkombëtare. Ky regjim gjithashtu që nga mëngjesi i sotëm ka bombarduar Gazën të paktën dhjetëra herë. Si rezultat i këtyre sulmeve, rreth 150 palestinezë u martirizuan dhe shumë të tjerë u plagosën. Ndërkohë, grupet palestineze të rezistencës kanë lëshuar deklarata ku thuhet se regjimi pushtues sionist do të paguajë çmimin për sulmet dhe krimet ndaj palestinezëve, xhamisë Al-Aksa, Kodsit dhe Rripit të Gazës.