Biden zhvillon bisedë telefonike me Mahmud Abbas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108358-biden_zhvillon_bisedë_telefonike_me_mahmud_abbas
Në bisedën e tij të parë telefonike me kreun e Autoritetit Palestinez, Presidenti i SHBA injoroi haptazi krimet e regjimit sionist dhe "theksoi nevojën për të ndaluar sulmet me raketa të Hamasit kundër Izraelit"!
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 16, 2021 07:30 Europe/Tirane
  • Biden zhvillon bisedë telefonike me Mahmud Abbas

Në bisedën e tij të parë telefonike me kreun e Autoritetit Palestinez, Presidenti i SHBA injoroi haptazi krimet e regjimit sionist dhe "theksoi nevojën për të ndaluar sulmet me raketa të Hamasit kundër Izraelit"!

Mes luftimeve të rënda midis militantëve sionistë dhe grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës, Presidenti i SHBA Joe Biden për herë të parë foli në telefon me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas. Në këtë bisedë telefonike, Biden injoroi plotësisht krimet e regjimit ëionist kundër popullit të shtypur të Palestinës dhe "theksoi nevojën për të ndaluar sulmet me raketa të Hamasit kundër Izraelit".  Në këtë bisedë, të dy palët shprehën vetëm shqetësimin për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijët, në këto përplasje të përgjakshme. Biden përsëriti gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me Palestinën, duke përmendur vendimin e fundit të administratës së tij për të ringjallur ndihmën për Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Rripin e Gazës, i cili u ndërpre gjatë presidencës së Trump. Disa orë më parë, zyra e kryeministrit të regjimit sionist në një deklaratë njoftoi bisedën telefonike midis "Benjamin Netanyahu" dhe presidentit të SHBA Joe Biden.  Sipas Reuters, Biden gjatë bisedës telefonike shprehu shqetësimin e tij rreth sulmeve në Gaza.