50 mbështetës palestinezë u arrestuan në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108368-50_mbështetës_palestinezë_u_arrestuan_në_paris
Policia franceze përdori uje dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, për të sulmuar protestuesit anti-sionistë në Paris. Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje policia franceze ka arrestuar 51 prej protestuesve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2021 03:00 Europe/Tirane
  • 50 mbështetës palestinezë u arrestuan në Paris

Policia franceze përdori uje dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë shkopinj gome dhe gaz lotsjellës, për të sulmuar protestuesit anti-sionistë në Paris. Si pasojë e kësaj ndërhyrjeje policia franceze ka arrestuar 51 prej protestuesve.

Sipas agjencisë IRNA, protestuesit u arrestuan në Paris ndërsa policia franceze dhe Ministria e Brendshme kishin ndaluar çdo tubim dhe marshim kundër sulmeve ajrore të regjimit sionist në Gaza të Palestinës, me pretekstin se protestat mund të përshkallëzojnë në protesta të dhunshme. Sidoqoftë, protestuesit francezë të Shtunën marshuan në mbështetje të Rripit të Gazës në Paris dhe policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër protestuesve. Përveç Parisit, qindra protestues marshuan paqësisht kundër sulmeve izraelite edhe në qytete të tjera franceze, përfshirë Lion dhe Marsejë. Kundërshtimi ndaj sulmeve izraelite në ditët e fundit nuk është shprehur vetëm në Paris dhe disa qytete franceze, pasi marshime të tilla janë zhvilluar në pjesë të tjera të botës, nga Sidnei e deri në Madrid. Ushtria izraelite që nga e Marta e kaluar ka filluar një ofensivë brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë qindra civilë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.