Borrell: Bisedimet në Vjenë kanë përparuar mirë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108578-borrell_bisedimet_në_vjenë_kanë_përparuar_mirë
Shefi i politikës së jashtme të BE tha se delegacionet negociuese në Vjenë kishin bërë përparim të mirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2021 03:25 Europe/Tirane
  • Borrell: Bisedimet në Vjenë kanë përparuar mirë

Shefi i politikës së jashtme të BE tha se delegacionet negociuese në Vjenë kishin bërë përparim të mirë.

Sipas agjencisë IRNA, Borrell në Twitter shkroi; "Kam biseduar me Ministrin e Jashtëm iranian Zarif për të folur për marrëveshjen bërthamore. Ekipet në Vjenë kanë bërë progres të mirë javët e fundit.  Tani është e nevojshme që të gjitha palët të marrin vendimet e nevojshme politike në mënyrë që të mund të përfundojmë negociatat dhe të kthehemi në zbatimin e plotë të marrëveshjes. Vazhdimi i veprimtarive të gjetjes së fakteve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është jetik." Mikhail Ulyanov, kreu i delegacionit rus në marrëveshjen bërthamore në Vjenë, gjithashtu mbrëmë tha se pjesa e vështirë e bisedimeve të marrëveshjes bërthamore në Vjenë kishte përfunduar. Shenja e parë e suksesit të dy muajve të negociatave intensive dhe të vazhdueshme midis diplomatëve të Iranit dhe grupit P4 + 1, ishte deklarata e Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, i cili pas mbledhjes së komisionit doli i pari para mediave dhe njoftoi përparimin e konsultimeve. Ai njoftoi se po formohej një akord për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Seyyed Abbas Eragçi, Zëvendës Ministër i Jashtëm dhe shef i delegacionit iranian në bisedimet e marrëveshjes bërthamore, gjithashtu në lidhje me këtë tha: Tani mund të themi se kemi arritur një marrëveshje.