Vazhdojnë paslëkundjet e sulmit kundër Kongresit të Amerikës, shtohet konflikti ndërpartiak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108596-vazhdojnë_paslëkundjet_e_sulmit_kundër_kongresit_të_amerikës_shtohet_konflikti_ndërpartiak
Miratimi i formimit të komisionit për kryerjen e hetimeve në lidhje me sulmin kundër Kongresit të Amerikës nga ana e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, edhe një herë ka shtuar tensionet mes të dy partive politike kryesore të Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2021 08:59 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë paslëkundjet e sulmit kundër Kongresit të Amerikës, shtohet konflikti ndërpartiak

Miratimi i formimit të komisionit për kryerjen e hetimeve në lidhje me sulmin kundër Kongresit të Amerikës nga ana e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, edhe një herë ka shtuar tensionet mes të dy partive politike kryesore të Amerikës.

Faqja informative “Hill” njoftoi se Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës ditën e kaluar me 252 vota pro dhe 175 vota kundër, ka miratuar planin për formimin e një komisioni të ngjashëm me atë komision që ishte formuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për kryerjen e hetimeve në lidhje me sulmin kundër Kongresit të Amerikës dhe ky veprim ka ngjallur reagimin e gjerë të republikanëve.

Ky plan dërgohet për miratim në dhomën e Senatit të Amerikës në kohën kur numri i senatorëve demokratë dhe republikanë në Senat është gati i barabartë dhe Mich McCanel, lideri i pakicës republikane në Senat, është deklaruar kundër planit për formimin e një komisioni të tillë.

Ditën e kaluar edhe vetë Donald Trump para votimit të këtij plani, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar: “Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit nuk duhet të bien në kurthin e demokratëve për formimin e komisionit në lidhje me ngjarjet e 6 janarit”.

Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, para fillimit të votimit, e ka përshkruar McCarty-n si një person frikacak dhe ka thënë se formimi i këtij komisioni është kërkesë e qytetarëve të Amerikës për hetimin e gabimeve të republikanëve.