Incident tragjik në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108692-incident_tragjik_në_itali
Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur pasi një teleferik ra pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë dhe dy fëmijë paraqiten të lënduar rëndë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2021 14:52 Europe/Tirane
  • Incident tragjik në Itali

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur pasi një teleferik ra pranë liqenit Maggiore në veri të Italisë dhe dy fëmijë paraqiten të lënduar rëndë.

Teleferiku që lidh zonën e Stresas me Mottarone është përplasur dhe la pas të paktën 13 viktima. Në vend mbërritën edhe ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e shpëtimit malor. Sipas dëshmive të para, njëra nga kabinat ra pranë një shtylle, në një nga pikat më të larta të impiantit, pranë majës së Mottarone: aksidenti u shkaktua nga këputja e një litari. Teleferiku niset nga Stresa, në bregun Piemontez të Liqenit Maggiore dhe arrin në një mal me pamje në një pikë panoramike në rreth 1,500 metra mbi nivelin e detit: është një destinacion popullor për turistët si në verë ashtu edhe në dimër. Në kabinën e teleferikut kishte 15 persona (kapaciteti është 40). Dy fëmijët e sjellë në kodin e kuq, me ambulancat ajrore, në spitalin Regina Margherita në Torino janë 9 dhe 5 vjeç. Operacionet e shpëtimit bëhen më të vështira nga fakti që kabina ra në një dru në një zonë të paarritshme. Një automjet i njësisë së zjarrfikësve që po ngjitej në vendin e tragjedisë u përmbys, por nuk ka të lënduar.