Protesta në mbështetje të Palestinës në Gjenevë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108694-protesta_në_mbështetje_të_palestinës_në_gjenevë
Gjeneva e Zvicrës, ashtu si dhe Parisi, Berlini dhe Vjena, u bë arenë e demonstratave në mbështetje të çështjes palestineze, me pjesëmarrësit që brohorisnin parulla që dënonin krimet e regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2021 14:52 Europe/Tirane
  • Protesta në mbështetje të Palestinës në Gjenevë

Gjeneva e Zvicrës, ashtu si dhe Parisi, Berlini dhe Vjena, u bë arenë e demonstratave në mbështetje të çështjes palestineze, me pjesëmarrësit që brohorisnin parulla që dënonin krimet e regjimit sionist.

Sipas TV Al-Mayadin, pjesëmarrësit në demonstratën në Gjenevë u bënë thirrje vendeve evropiane të ndryshojnë pozicionet e tyre në lidhje me çështjen palestineze. Demonstrata u zhvillua para zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut. Thirrja për solidaritet me popullin e shtypur palestinez përkundër kundërshtimit të disa zyrtarëve të vendeve evropiane, ka bërë që përkrahësit e popullit palestinez të vazhdojnë të protestojnë kundër krimeve të regjimit sionist. Forcat pushtuese sioniste që nga 10 maji kanë kryer sulme brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë 248 palestinezë, përfshirë 69 fëmijë, 39 gra dhe 17 të moshuar. Gjithashtu 1910 njerëz u plagosën.