Zgjerohet mirëkuptimi midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108752-zgjerohet_mirëkuptimi_midis_iranit_dhe_agjencisë_ndërkombëtare_të_energjisë_atomike
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike njoftoi zgjatjen e marrëveshjes midis Iranit dhe IAEA edhe për një muaj deri më 24 qershor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2021 03:41 Europe/Tirane
  • Zgjerohet mirëkuptimi midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike njoftoi zgjatjen e marrëveshjes midis Iranit dhe IAEA edhe për një muaj deri më 24 qershor.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Energjisë Atomike, gjatë një konference për shtyp në Vjenë, njoftoi zgjatjen një-mujore të marrëveshjes së mbikëqyrjes midis Iranit dhe IAEA. Kështu, informacioni i mbledhur nga pajisjet teknike të Agjencisë nga objektet bërthamore të Iranit, do të mbetet i depozituar.  Dosjet mbi aktivitetet e verifikimit dhe mbikëqyrjes do të ruhen deri më datë 24 qershor. Sidoqoftë, si zakonisht, agjencisë nuk do t'i jepet qasje jashtë kuadrit ligjor dhe si rezultat, informacioni i kamerave nuk do t'i dorëzohet agjencisë për një muaj tjetër. "Kazem Gharibabadi", Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, deklaroi: Vendimi i Republikës Islamike të Iranit për të vazhduar regjistrimin e të dhënave të kamerave të IAEA për një muaj, u njoftua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të hënën. Republika Islamike e Iranit, më 23 shkurt 2021, në përputhje me nenin 6 të ligjit "Veprimi strategjik për heqjen e sanksioneve dhe mbrojtjen e interesave të kombit iranian", i cili u miratua nga Asambleja Konsultative Islamike e Iranit, pezulloi procesin e mbikëqyrjes dhe zbatimin vullnetar të Protokollit Shtesë.