Qiejt e Bashkimit Evropian mbyllen për avionët e Bjellorusë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108754-qiejt_e_bashkimit_evropian_mbyllen_për_avionët_e_bjellorusë
Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka mbyllur qiellin e tij mbi fluturimet Bjelloruse pas një ulje të rreme emergjente në Aeroportin e Minsk të një aeroplani që mbante Roman Protasevich, një aktivist 26 vjeçar i opozitës në Bjekllorusi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 25, 2021 08:11 Europe/Tirane
  • Qiejt e Bashkimit Evropian mbyllen për avionët e Bjellorusë

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka mbyllur qiellin e tij mbi fluturimet Bjelloruse pas një ulje të rreme emergjente në Aeroportin e Minsk të një aeroplani që mbante Roman Protasevich, një aktivist 26 vjeçar i opozitës në Bjekllorusi.

Sipas Euronews, Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord mbi një sërë sanksionesh që do të vendosen kundër Bjellorusisë, pasi një fluturim i Ryanair nga Greqia në Lituani u detyrua të ulej në Minsk dhe një gazetar bjellorus u arrestua në bord. Përveç bllokimit të përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut me 27 vende, BE pritet të godasë zyrtarë të veçantë të lidhur me incidentin, ka raportuar Associated Press. Krerët e BE-së morrën vendim në një samit emergjent të mbajtur të hënën dhe pritet të zbatojnë sanksionet sa më shpejt që procedurat ligjore mund të lejojnë. Vendimi erdhi ndërsa Roman Protasevich, gazetari i cili u ndalua në Bjellorusi, u shfaq në një video të postuar në Telegram të hënën, duke thënë se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por po mbahej në paraburgim në Minsk. Me duart e shtrënguara fort dhe me një shenjë të errët të dukshme në ballin e gazetarit, Protasevich pranoi se ai luajti një rol në organizimin e protestave masive në Minsk vitin e kaluar. Menjëherë pas publikimit të videos, aleatët e gazetarit sugjeruan që videoja me gjasë ishte bërë me detyrim. Ndërsa Sviatlana Thiskanouskaya, një udhëheqëse e opozitës bjelloruse, shkroi në Tëitter: “Kjo është mënyra se si Roman duket nën presionin fizik dhe moral”. “Unë kërkoj lirimin e menjëhershëm të Roman dhe të gjithë të burgosurve politikë,” tha Thiskanouskaya.