BE-ja bllokon linjën e Bjellorusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108780-be_ja_bllokon_linjën_e_bjellorusisë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, liderët e 27 shteteve të BE-së vendosën të hënën të izolojnë Bjellorusinë duke prerë lidhjet me kompanitë e saj ajrore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 25, 2021 15:45 Europe/Tirane
  • BE-ja bllokon linjën e Bjellorusisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, liderët e 27 shteteve të BE-së vendosën të hënën të izolojnë Bjellorusinë duke prerë lidhjet me kompanitë e saj ajrore.

Krerët e unionit thanë se devijimi i një avioni në fundjavë dhe arrestimi i një gazetari kritik me pushtetin, ishin sjellje të papranueshme. Bashkimi Europian u ka ndaluar kompanive ajrore bjelloruse që të fluturojnë në hapësirën e vet dhe po vlerëson sanksionet kundër Bjellorusisë. Gjatë një takimi në Bruksel, liderët e 27 vendeve u kërkuan kompanive europiane po ashtu të shmangin hapësirën ajrore bjelloruse, nisur nga incidenti i së dielës kur një avion që kishte për destinacion Lituaninë, devijoi rrugën dhe zbriti në Minsk me dyshimin e një bombe. Ndërkohë, BE-ja unanimisht kërkoi lirimin e gazetarit, Roman Protaseviç, i cili ishte brenda avionit dhe mendohet se ishte shkaku i devijimit. "Nuk do tolerojmë askënd të luajë ruletën ruse me qytetarë të pafajshëm. Ka ndodhur diçka e papranueshme." "Kjo sjellje skandaloze ka nevojë për një përgjigje të fortë. Prandaj Këshilli Europian vendosi se do të ketë sanksione të tjera, mbi individët që patën rol në devijimin e mjetit. Këtë herë pjesë do të jenë edhe bizneset dhe entet ekonomike të cilat po e financojnë regjimin." Gazetari 26-vjeçar u shfaq të hënën duke thënë se i pranonte veprat për të cilat e akuzojnë autoritetet vendëse, për terrorizëm dhe organizim protestash të dhunshme kundër presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko.