Grosi: Irani ka të drejtë legjitime për zhvillimin e programit atomik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108818-grosi_irani_ka_të_drejtë_legjitime_për_zhvillimin_e_programit_atomik
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka theksuar mbi të drejtën legjitime të Iranit për zhvillimin e programit atomik paqësor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2021 11:41 Europe/Tirane
  • Grosi: Irani ka të drejtë legjitime për zhvillimin e programit atomik

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka theksuar mbi të drejtën legjitime të Iranit për zhvillimin e programit atomik paqësor.

Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA-së, në intervistë me gazetën “Financial Times”, ka theksuar: “Kjo është e drejta sovrane dhe legjitime e Iranit që ta zhvillojë programin atomik të tij”.

Grosi në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me pasurimin me 60% të uraniumit në Iran, ka thënë: “Duke marrë parasysh se gjatë dy viteve të kaluara, programi atomik i Iranit ka shënuar përparim më të madh, situata aktuale është më shumë shqetësuese!”

Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, më 13 prill të vitit 2021, ka deklaruar vendimin e Iranit për pasurimin me 60% të uraniumit.  

Autoritetet e Republikës Islamike të Iranit kanë theksuar se të gjitha hapat e ndërmarra nga ana e Iranit janë ndërmarrë pas moszbatimit të zotimeve të palëve evropiane në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ndërkohë në rast të zbatimit të plotë të zotimeve të palëve në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Irani mund të tërhiqet nga këto hapa.