Azerbajxhan, plagoset një ushtar në sulmin armen
Azerbajxhani njoftoi se një nga ushtarët e tij u plagos pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë kufirit mes tensioneve të fundit midis dy vendeve të Kaukazit.
Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë të Premten se pozicionet e saj në enklavën Nakhchivan në kufirin me Armeninë dhe Turqinë u sulmuan nga forcat e armatosura armene gjatë natës. Një ushtar u plagos në shpatull dhe u dërgua në spital, tha ajo. Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha se ajo "mohon kategorikisht" akuzat. Incidenti është i fundit në një seri të përleshjeve kufitare që ndodhën që kur të dy vendet përfunduan gjashtë javë luftë mbi rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabakut në nëntor të vitit të kaluar. Konflikti vrau më shumë se 6,000 njerëz nga të dy palët dhe çoi në një krizë politike në Armeni. Marrëveshja e armëpushimit e nëntorit kryesisht ia la Azerbajxhanit kontrollin e territorit të Nagorni-Karabakut. Tensionet kufitare u intensifikuan përsëri në fillim të këtij muaji, pasi Jerevani akuzoi Bakunë për dërgimin e trupave përtej kufirit dhe shkeljen e armëpushimit.