Reduktohet rreziku për infektim me virusin Korona në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109012-reduktohet_rreziku_për_infektim_me_virusin_korona_në_itali
Duke marrë parasysh rënien e numrit të personave të infektuar me virusin Korona dhe rënien e pacienteve të shtruar në spitalet e Italisë për shkak të sëmundjes Covid-19, edhe niveli i infektimit të njerëzve me virusit Covid-19 ka shënuar rënie në të gjithë Italinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2021 09:58 Europe/Tirane
  • Reduktohet rreziku për infektim me virusin Korona në Itali

Duke marrë parasysh rënien e numrit të personave të infektuar me virusin Korona dhe rënien e pacienteve të shtruar në spitalet e Italisë për shkak të sëmundjes Covid-19, edhe niveli i infektimit të njerëzve me virusit Covid-19 ka shënuar rënie në të gjithë Italinë.

Agjencia e lajmeve italiane ka njoftuar se duke marrë parasysh numrin e personave të infektuar me virusit Korona dhe gjithashtu rënien e numrit të pacienteve të shtruar në spitalet e Italisë, edhe niveli i infektimit të njerëzve me virusit Covid-19 ka shënuar rënie të dukshme në të gjithë Italinë.

Komiteti i përballjes me pandeminë e virusit Korona në Itali në raport të tij ka deklaruar: "Për të tretën javë me radhë, shifrat e infektimeve me virusit Korona janë duke shënuar rënie dhe kemi arritur në 0.72%. Kjo është në kohën kur gjatë javës së kaluar niveli i infektimeve ka qenë 0.78%".

Instituti i Lartë Shëndetësor i Italisë që vepron nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, ka deklaruar: "Në javën e fundit të mbikëqyrjes, të gjitha provincat e Italisë janë renditur në kategorinë e rrezikut të vogël dhe numri i personave të infektuar ka shënuar rënie të konsiderueshëm në tërë provincat e Italisë. Gjatë kësaj jave gjithashtu në asnjë repart intensiv të spitaleve të Italisë nuk është deklaruar rritje e nivelit të gjendjes së krizës. Kështu që niveli i mbushjes së shteteve të spitaleve në repartet intensive është më i ulët se ai në gjendje të krizës, do të thotë më pak se 15%".