Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109026-parlamenti_evropian_ka_bërë_thirrje_për_më_shumë_sanksione_kundër_rusisë
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, veçanërisht ndaj zyrtarëve rusë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 30, 2021 20:22 Europe/Tirane
  • Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, veçanërisht ndaj zyrtarëve rusë.

"Ne duhet të shtrëngojmë sanksionet kundër zyrtarëve rusë, por nga ana tjetër duhet të punojmë më ngushtë me popullin rus dhe shoqërinë civile dhe të mbështesim opozitën ruse, shoqatat popullore dhe mediat e pavarura," i tha Sassouli të dielën grupit mediatik gjerman Funke. Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov komentoi mbi kërcënimet e BE për të vendosur sanksione të reja mbi vendin e tij dhe tha: "Rusia nuk do të lërë pa përgjigje sanksionet e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pa një arsye logjike ndaj Moskës." Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë tensionuar që nga viti 2014 në katër akset kryesore si zgjerimi i ndikimit ushtarak të NATO-s drejt Lindjes , veçanërisht pranë kufirit të Rusisë me Evropën Lindore, krizën e Ukrainës, krizën në rajonin e Detit Baltik dhe situatën në Siri.