Erdogan: SHBA rrezikon 'të humbasë një mik të çmuar'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109186-erdogan_shba_rrezikon_'të_humbasë_një_mik_të_çmuar'
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të martën Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po rrezikojnë të humbin një mik të çmuar nëse tentojnë të vënë me shpatulla pas murit Turqinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2021 15:42 Europe/Tirane
  • Erdogan: SHBA rrezikon 'të humbasë një mik të çmuar'

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të martën Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po rrezikojnë të humbin një mik të çmuar nëse tentojnë të vënë me shpatulla pas murit Turqinë.

"Ata që shtyjnë Republikën e Turqisë pas murit po humbin një mik të vlefshëm," tha Erdogan në një intervistë  për televizionin shtetëror TRT, kur u pyet në lidhje me marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin. Paralajmërimi vjen disa ditë para takimit të parë të Erdogan dhe Biden të planifikuar më 14 qershor në margjina të samitit të NATO-s në Bruksel, që ka për qëllim de-përshkallëzimin e tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe. Tashmë e tensionuar që nga viti 2016, marrëdhënia midis dy vendeve anëtare të NATO-s është përkeqësuar edhe më shumë në presidencën e Biden, i cili pasoi Donald Trump me të cilin Erdogan kishte kërkuar të kultivonte një marrëdhënie personale. Ankaraja reagoi ashpër ndaj njohjes së Uashingtonit në prill të gjenocidit armen nga trupat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.