Trojka Evropiane: Vendimet më të vështira akoma nuk janë marrë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109224-trojka_evropiane_vendimet_më_të_vështira_akoma_nuk_janë_marrë
Diplomatët e tre shteteve evropiane Anglisë, Francës dhe Gjermanisë pavarësisht se koordinatori i Bashkimit Evropian ka shprehur optimizëm në lidhje me arritjen e marrëveshjes me Iranin në raundin e ardhshëm të negociatave në Vjenë, kanë deklaruar se vendimet më të vështira akoma ndodhen para neve dhe nuk janë marrë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2021 10:28 Europe/Tirane
  • Trojka Evropiane: Vendimet më të vështira akoma nuk janë marrë

Diplomatët e tre shteteve evropiane Anglisë, Francës dhe Gjermanisë pavarësisht se koordinatori i Bashkimit Evropian ka shprehur optimizëm në lidhje me arritjen e marrëveshjes me Iranin në raundin e ardhshëm të negociatave në Vjenë, kanë deklaruar se vendimet më të vështira akoma ndodhen para neve dhe nuk janë marrë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se grupi i diplomatëve të Trojkës Evropiane me anë të një deklarate për media, kanë thënë: “Ne kemi vazhduar të përparojmë në bisedime dhe pjesë të rëndësishme të marrëveshjes së ardhshme aktualisht janë përcaktuar, mirëpo vendimet më të vështira akoma ndodhen para neve që duhet të merren. Ne, natyrisht se kemi punuar në bazë të parimit se nuk ekziston kurrfarë marrëveshje në lidhje me asgjë deri në kohën kur të arrihet marrëveshje për çdo gjë. Ne e kemi këtë perceptim se koha nuk është në favor të askujt. Koha për marrjen e vendimit është afruar. Ne javën e ardhshme përsëri do të zhvillojmë takime dhe bisedime”.

Kjo është në kohën kur Enrique Moora kishte deklaruar se ai beson që marrëveshja në lidhje me marrëveshjen bërthamore do të arrihet në raundin e ardhshëm të bisedimeve bërthamore i që fillon javën e ardhshme