Shtohet mbështetje ndaj Hezbullahut të Libanit në Gjermani
Raportet e shërbimeve inteligjente në Gjermani tregojnë se pavarësisht veprimeve dhe masave të Berlinit kundër lëvizjes së Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah), mbështetjet popullore ndaj kësaj lëvizje po shtohen për çdo ditë e më tepër në Gjermani.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se zyra për mbrojtjen e Kushtetutës në landin Niderzaksen në veriperëndim të Gjermanisë, ditën e enjte ka publikuar një raport në të cilin ka deklaruar se numri i anëtarëve të përfaqësisë së Hezbullahut të Libanit në Gjermani nga 1050 person në vitin 2019 është rritur në mbi 1250 persona në vitin 2020.
Raportet e shërbimeve inteligjente në Gjermani tregojnë se pavarësisht veprimeve dhe masave të Berlinit kundër lëvizjes Hezbullah të Libanit, mbështetjet popullore ndaj kësaj lëvizje po shtohen për çdo ditë e më tepër. Ministria e Brendshme e Gjermanisë në vitin 2020, në kuadër të përpjekjeve për të tërhequr vëmendjen e regjimit sionist dhe të Amerikës, përveçse e ka shpallur lëvizjen Hezbullah të Libanit si organizatë terroriste, ka ndaluar çfarëdo lloj veprimtarie të kësaj lëvizje në territorin e Gjermanisë.