Serbia fillon prodhimin e vaksinës Sputnik-V
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109352-serbia_fillon_prodhimin_e_vaksinës_sputnik_v
Të premten (4 qershor) në Serbi ka filluar prodhimi i vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Serbia fillon prodhimin e vaksinës Sputnik-V

Të premten (4 qershor) në Serbi ka filluar prodhimi i vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19.

Prodhimi bëhet nga Instituti shtetëror për virologji, vaksina dhe serume "Torlak" në Beograd. Në ceremoninë e nisjes së prodhimit, përmes video-lidhjes morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin. "Është një nder i madh për mua të lëshoj në prodhim vaksinën ruso-serbe. Ne po fillojmë prodhimin e 4 milionë dozave të vaksinës Sputnik V", i tha Vuçiq homologut të tij rus, Vladimir Putin. Serbia është vendi i parë në Evropë që prodhon vaksinën Sputnik-V. Ky vend i Ballkanit Perëndimor synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian por mban lidhje të ngushta me Rusinë. Në Serbi, përveç vaksinës Sputnik V, janë në përdorim edhe vaksinat tjera, ajo e Kinës “Sinopharm", dhe ato perëndimore AstraZeneca dhe Pfizer. Edhe Argjentina kanë filluar prodhimin industrial të vaksinës Sputnik V të Rusisë. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk i ka miratuar vaksinat kineze dhe atë ruse.