Aktivistët e ambientalizmit protestojnë në Gjermani
Një numër i madh i aktivistëve të ambientalizmit dhe përkrahës të lëvizjes me biçikleta në Gjermani, kanë dal nëpër rrugët e këtij vendi dhe kanë protestuar kundër ndërtimit për çdo ditë e më të madh të autobanëve dhe autostradave për qarkullimin sa më të madh të makinave.
Agjencia e lajmeve RND e Gjermanisë, në Berlin të Gjermanisë, ditën e shtunë me qindra persona kanë marrë pjesë në këtë iniciativë anë e mbanë Gjermanisë. Pjesëmarrësit në këtë tubim protestues kanë protestuar kundër ndërtimit të autobanëve dhe autostradave të reja për qarkullimin sa më të madh të makinave dhe në mëngjesin e ditës së shtunë disa grupe nga këta protestues kanë sulmuar edhe vendin e punimeve të disa prej këtyre rrugëve.
Sipas raportit të policisë së Gjermanisë, të paktën 2500 aktivistë kanë marrë pjesë në protestën e lëvizjes me biçikletë përgjatë autobaneve të qytetit Dortmund. Protestuesit kanë kërkuar ndërtimin e rrugëve për lëvizje me biçikletë.