Biden: Amerika nuk synon konflikt me Rusinë
Presidenti i Amerikës duke vë në dukje mosinteresimin e Uashingtonit për konflikt me Moskën, deklaroi: “Ne kërkojmë marrëdhënie të qëndrueshme dhe që mund të parashikohet”.
Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Joe Biden, presidenti i Amerikës, në një intervistë me gazetën “Washington Post”, ka thënë: “Në kontaktet telefonike me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, kam qenë i qartë kam deklaruar në mënyrë të hapur se Amerika nuk synon konflikt me Rusinë. Ne kërkojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme në mënyrë që të mund të bashkëpunojmë me Rusinë në lidhje me çështje të ndryshme siç është stabiliteti strategjik dhe kontrolli i armëve”.
Joe Biden gjithashtu duke vë në dukje pretendimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, përsëri pretendoi se: “Presidenti Putin e di se unë nuk do të kursej për t’iu kundërpërgjigjur aktiviteteve armiqësore të Rusisë në të ardhmen. Unë gjithashtu në kohën kur të takohemi, përsëri do të theksoj zotimin e Amerikës, Evropës dhe demokracive që mendojnë sikur ne për mbështetjen e të drejtave të njeriut”.
Kohë më parë Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se takimi i planifikuar i Putin dhe Biden do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor.