Trazira në Minneapolis pas vrasjes së një të riu zezak
Vrasja e një tjetër të riu zezak në Minneapolis edhe një herë shkaktoi protesta gjatë natës së kaluar dhe në disa raste, përplasje me policinë.
Sipas TV KARE11, një nga rrjetet në pronësi të NBC, Winston Smith, një amerikan me ngjyrë 32-vjeçar, u qëllua për vdekje nga policia në Minneapolis, Minesota të Enjten. Policia thotë se ai hapi zjarr në drejtim të forcave policore në vendngjarje, por asnjë filmim për të vërtetuar këtë pretendim nuk është publikuar. Vrasja e këtij të riu zezak ka shkaktuar një valë të gjerë protestash në Minneapolis. Protestuesit po mbajnë demonstrata natën duke bërë thirrje për transparencë të policisë mbi vrasjen e këtij të riu me ngjyrë. Policia raportoi disa trazira dhe vandalizma gjatë këtyre protestave, duke thënë se do të dërgojë më shumë forca për të ruajtur sigurinë dhe rendin.