Pekini dënon vizitën e senatorëve amerikanë në Tajvan
Kina ka kritikuar një vizitë të fundit nga senatorët amerikanë në Taipei, duke thënë se ajo do të inkurajojë "forcat separatiste" në ishullin e vetë-qeverisur.
Një delegacion prej tre senatorëve amerikane bëri një ndalesë të Dielën në Taipei, ku ata thanë se Uashingtoni do të dhuronte 750,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit për Tajvanin, mbi të cilin Kina ka sovranitetin sipas politikës "Një Kinë e Vetme". Të hënën, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se Pekini "shpreh pakënaqësi të fortë ndaj vizitës dhe ka paraqitur një notë proteste". Ai gjithashtu i bëri thirrje Uashingtonit që "të jetë i matur kur merret me çështjen e Tajvanit dhe të shmangë dërgimin e ndonjë sinjali të gabuar për forcat separatiste" në ishull. Pothuajse të gjitha vendet në botë e njohin sovranitetin e Kinës mbi Tajvanin. Uashingtoni, gjithashtu, njeh sovranitetin kinez mbi ishullin. Sidoqoftë, administratat e njëpasnjëshme të SHBA-së në shkelje të politikës së tyre të deklaruar kanë inkurajuar zyrtarët në Taipei në një përpjekje për të sulmuar Pekinin. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë irrituar zyrtarët kinezë duke i shitur armë Tajvanit, duke anashkaluar Pekinin, dhe gjithashtu duke mbështetur presidenten separatiste tajvaneze Tsai Ing-wen.