Opozita turke bën thirrje përsëri që Erdogan të tërhiqet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109480-opozita_turke_bën_thirrje_përsëri_që_erdogan_të_tërhiqet
Krerët e partive të opozitës së Ankarasë edhe një herë kanë bërë thirrje për rrëzimin e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2021 04:58 Europe/Tirane
  • Opozita turke bën thirrje përsëri që Erdogan të tërhiqet

Krerët e partive të opozitës së Ankarasë edhe një herë kanë bërë thirrje për rrëzimin e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë drejtim, ekonomisti i njohur turk "Ali Babacan, udhëheqësi i Partisë Demokracia dhe Progresi i Turqisë, paralajmëroi për vuajtjet e vazhdueshme të popullit turk nëse AKP mbetet në pushtet dhe tha: "Nëse qeveria Erdogan nuk heq dorë nga pushteti, problemi i varfërisë në Turqi do të intensifikohet dhe do të shkojë aq larg saqë qytetarët turq duhet të kërkojnë ushqim në plehra dhe të bëjnë vetëvrasje për shkak të varfërisë." Pas deklaratave të Erdoganit rreth zbulimit të një fushe të re të gazit natyror në rajonin e Detit të Zi, lideri i Partisë Ardhmëria dhe ish Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davudoglu, gjithashtu sulmoi me forcë qeverinë e Erdoganit, duke e quajtur atë injorantin më të madh në vend. Duke iu drejtuar atij, ai theksoi: Hesht, sepse nuk mund ta rregulloni ekonominë dhe ka krijuar problem për njerëzit. Partitë e opozitës së qeverisë turke, kanë shtuar presionet mbi Erdogan dhe kërkojnë tërheqjen dhe largimin e tij nga pushteti në kohën kur presidenti turk në vitin 2023 synon të rizgjidhet presidentet dhe të shtojë jetëgjatësinë e tij si president për 3 dekada me radhë.  Ndërkohë, analistët ekonomikë turq besojnë se: Keq menaxhimi dhe miratimi i politikave të pasakta ekonomike në vend dhe politikat e pafavorshme në arenën e jashtme i kanë dhënë goditje të pariparueshme politikës dhe ekonomisë së këtij vendi. Përveç kësaj vendimi i Erdogan për shkarkimin e 3 krerëve të bankës qendrore brenda dy viteve të kaluara dhe vendosja e pushtetit të tij autoritar në sektorin e politikave monetare, si dhe vënia në dyshim e pavarësisë së bankës qendrore të Turqisë, ka krijuar shqetësime për investitorët e huaj dhe të brendshëm përsa i përket dobësimit të ekonomisë turke në të ardhmen. Presionet dhe kritikat ndaj politikave të papërshtatshme të qeverisë së Ankarasë shtohen nga dita në ditë. Psh. Faek Ozaturk, ekspert politik dhe anëtar i lartë i partisë Popullore që është një prej partive më të mëdha kundërshtare të qeverisë së Ankarasë në parlamentin turk, duke iu drejtuar qeverisë së Erdogan ka thënë: Ka ardhur koha e thënies së lamtumirës me pushtetin i cili ka tradhtuar besimin e pastër të popullit tonë. Populli dhe partia Popullore janë në pritje që Erdogan të përshëndetet dhe t’i thotë lamtumirë pushtetit. Në përgjithësi sa i përket krizës ekonomike të Turqisë duhet thënë se: Pas politikave të papërshtatshme të qeverisë së Erdogan në arenën e brendshme dhe të huaj, vlera e lirës turke përballë valutave me vlerë në nivel botëror, vazhdon të ulet. Kjo ka çuar në largimin e investimeve dhe kapitaleve nga Turqia.