OKB paralajmëron vdekje masive të refugjatëve në Mianmar
(last modified Thu, 10 Jun 2021 06:01:12 GMT )
Qershor 10, 2021 08:01 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron vdekje masive të refugjatëve në Mianmar

Kombet e Bashkuara të Mërkurën në një deklaratë thanë se sulmet brutale dhe pa kriter të ushtrisë së Mianmarit ndaj civilëve në provincën lindore Kaya, më shumë se 100,000 njerëz i ka përballur me rrezikun e vdekjes, sidomos për shkak të mungesës së gjerë të ushqimit dhe ujit.

Raportuesi Special i KB për Mianmarin Tom Andrews paralajmëroi se:  Vdekjet e shumta nga uria dhe sëmundjet kërcënojnë dhjetëra mijëra njerëz të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve brutale dhe të pamatura të ushtrisë së Myanmarit. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Rreziku është serioz dhe mijëra gra, fëmijë dhe burra në provincën lindore Kaya të Mianmar janë në rrezik vdekjeje për shkak se ata janë zhvendosur. Zyra e KB në Kaya tha dje se dhuna në rajon kishte zhvendosur më shumë se 100,000 vendas. Këta njerëz janë strehuar në pyje për të shpëtuar jetën e tyre dhe kanë shumë nevojë për ujë, ushqim, strehim, karburant dhe kujdes shëndetësor. Banorët në provincën Kaya thonë se ushtria e Mianmarit ka filluar bombardimet ajrore dhe tokësore të zonave civile pas përplasjeve midis ushtrisë dhe banorëve në këtë zonë. Kanë kaluar rreth katër muaj nga grushti i shtetit ushtarak i Mianmarit. Gjatë kësaj kohe, Mianmari çdo ditë ka qenë dëshmitar i dhunës dhe protestave dhe ushtria është përpjekur në mënyra të ndryshme për të shtypur protestat kundër qeverisë së saj. Ushtria e Mianmarit ka vrarë 849 protestues në qytete të ndryshme dhe ka arrestuar me mijëra të tjerë, sipas grupeve lokale. Ushtria nuk i pranon shifrat, duke thënë se numri aktual i të vdekurve është 300, duke përfshirë 47 oficerë policie. Grushti i shtetit në Mianmar filloi në ditën e parë të shkurtit të këtij viti, kur kryeministri Aung San Suu Kyi, një këshilltar i qeverisë, presidenti Wen Mint dhe udhëheqës të tjerë të partisë në pushtet u arrestuan nga ushtria e Mianmarit. Ushtria akuzoi qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve pasi humbi zgjedhjet e fundit parlamentare. Ushtria, e cila tani kontrollon Mianmarin, për të paktën një vit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

 

 


 

Tags