Biden edhe një herë kërcënoi Rusinë
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se ai do të përgjigjet "në një mënyrë të fortë dhe kuptimplotë" nëse qeveria ruse angazhohet në veprimtari të dëmshme.
Sipas gazetës amerikane "New York Times", në udhëtimin e tij të parë Evropian "Joe Biden" shkoi në Angli. I pranishëm në bazën amerikane Ruff Mildenhall ai tha se pritet të takohet me homologun e tij rus për të shprehur atij qëndrimin e Uashingtonit. Administrata e tij nuk po kërkon konfrontim me Rusinë, por Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në një mënyrë kuptimplote dhe serioze për të mbrojtur interesat e saj. Ai gjithashtu në lidhje me takimin e tij me Presidentin rus Vladimir Putin shtoi: "Unë do të takohem me Putin ballë për ballë për t'i thënë atij atë që duhet të di". Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë planifikuar të takohen për herë të parë më 16 Qershor në Zvicër. Tensionet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar gjatë viteve për një numër rastesh, përfshirë zhvillimet në Ukrainë dhe akuzat për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-së dhe për shkak se Uashingtoni ka vendosur disa raunde sanksionesh ndaj Moskës.