Njeriu që qëlloi Macronin u dënua me katër muaj burg
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109642-njeriu_që_qëlloi_macronin_u_dënua_me_katër_muaj_burg
Një gjykatë franceze ka dënuar me katër muaj burg një burrë që goditi me shuplakë presidentin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 11, 2021 07:34 Europe/Tirane
  • Njeriu që qëlloi Macronin u dënua me katër muaj burg

Një gjykatë franceze ka dënuar me katër muaj burg një burrë që goditi me shuplakë presidentin.

Sipas AFP, prokurorët në vend po kërkonin një dënim 18-mujor për 28-vjeçarin Damil Tarl, njeriu që qëlloi me shuplakë Presidentin Francez Emmanuel Macron, por ai përfundimisht u dënua me katër muaj burg.  Presidenti francez të Martën u godit papritmas nga Tarl gjatë një udhëtimi në qytetin juglindor Drôme.  Gjatë seancave të tij të marrjes në pyetje, Tarl pranoi se kishte lidhje me të ashtuquajturën lëvizje "Jelekët e Verdha", protestat e së cilës i shkaktuan qeverisë Macron shumë probleme.  Një prokuror francez të mërkurën në një deklaratë tha: "Damil Tarl tha se ai e bëri atë në mënyrë spontane dhe pa kujdes për të treguar pakënaqësinë e tij."  Presidenti i goditur francez Emmanuel Macron gjatë dy viteve të fundit ka parë se popullariteti i tij ka rënë nga 48% në 38%.  Disa orë më vonë, Macron tha se zemërimi dhe urrejtja përbënin një kërcënim për demokracinë.  Dështimi i qeverisë franceze për të kontrolluar shpërthimin e virusit Korona, rritjet e taksave dhe reformat ekonomike kanë ulur në mënyrë drastike popullaritetin e Emmanuel Macron .