Biden dhe Johnson bisedojnë për Iranin dhe Rusinë
Presidenti i Amerikës gjatë vizitës në Angli, është takuar me kryeministrin e këtij vendi dhe ka biseduar me të në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshirë marrëdhëniet bilaterale, Iranin, Rusinë dhe Kinën.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Joe Biden, presidenti i Amerikës, në vizitën e tij të parë evropiane, ka shkuar në Angli dhe është takuar me Boris Johnson, kryeministrin e Anglisë.
Zyra e kryeministrit të Anglisë të enjten në mbrëmje ka lëshuar një deklaratë dhe ka thënë se gjatë këtij takimi, presidentët e Anglisë dhe Amerikës kanë diskutuar çështje të ndryshme si marrëdhëniet bilaterale, Iranin, Rusinë dhe Kinën.
Në këtë deklaratë nuk janë ofruar detare më shumë nga bisedimet mes Johnson dhe Biden, thuhet: “Ata gjatë këtij takimi kanë shqyrtuar disa nga çështjet e politikës së jashtme siç është situata në Afganistan, rreth Kinës, Iranit dhe Rusisë”.
Sipas agjencisë së lajmeve TAS, bisedimet e kryeministrit të Anglisë dhe presidentit të Amerikës janë përqendruar mbi marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe ata kanë theksuar nevojën për shtimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme duke përfshirë përballjen me ndryshimet klimatike dhe pandeminë e virusit Korona.
Takimi mes Biden dhe Johnson është zhvilluar par organizimit të samitit të grupit G-7. Në këtë samit përveç Amerikës dhe Anglisë, marrin pjesë edhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Japonisë.