Angazhimi i krerëve të Grupit G7 për të mbrojtur planetin
Udhëheqësit e shtatë kombeve të industrializuara në botë u zotuan të adresojnë krizën e ndryshimit të klimës dhe mbrojtjen e mjedisit.
Sipas agjencisë IRNA, udhëheqësit e shtatë kombeve të industrializuara në botë, të njohur si Grupi G7, të cilët janë mbledhur në Britani nën parullën "Rindërtim më i Mirë për Botën", kanë rënë dakord të mbledhin fonde për zbatimin e projekteve të infrastrukturës në vendet në zhvillim. Ky plan është pjesë e masave të marra në samitin e G7 për të adresuar çështjen e krizës së ndryshimit të klimës dhe mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi i këtij projekti do të jetë përshpejtimi i lëvizjes së komunitetit global drejt energjisë së rinovueshme dhe teknologjisë së qëndrueshme. Udhëheqësit e G7 u zotuan gjithashtu të përgjysmonin emetimet e gazrave serë deri në vitin 2030. Efektet e përdorimit të karburantit fosil, shpyllëzimi, ndotja e oqeanit dhe konflikti njerëzor me natyrën, janë bërë më të dukshme se kurrë. Banka Botërore ka paralajmëruar më parë se 150 milion njerëz do të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk ka zgjidhje për çështjen e ngrohjes globale deri në vitin 2050.