Vala e rëndë e koronës, mbyll përsëri Moskën
Kryebashkiaku i Moskës njoftoi një mbyllje nëntë ditore të kryeqytetit pas një rritje dramatike të numrit të njerëzve që janë infektuar me virusin korona dhe pas rritjes së vdekjeve në pjesë të ndryshme të Rusisë.
Sipas agjencisë IRIB, Sergei Sabyanin, kryetari i Bashkisë së Moskës dhe kreu i Grupit Federal të Punës kundër koronas, lëshoi një dekret dhe tha se Moska do të mbyllet. Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka paralajmëruar një valë të re të sëmundjes Covid-19. Javën e kaluar numri i pacientëve me sëmundjen Covid-19 është rritur me më shumë se 30%, krahasuar me mesataren e muajit të fundit dhe në 24 orët e fundit 13,510 persona të tjerë janë infektuar me korona duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në 5 milion e 193.964 njerëz. Gjithashtu, me vdekjen e 399 personave me sëmundjen Covid-19, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 126,073 veta. Procesi i vaksinimit në Rusi është gjithashtu i ngadaltë dhe qytetarët rusë nuk janë shumë të interesuar të përdorin vaksinën anti-korona. Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave anti-koronare në botë, por nga popullsia e saj prej 146 milion banorësh, vetëm rreth 17 milion janë vaksinuar kundër sëmundjes Covid-19.