Londra: Bashkimi Evropian nuk tregon kurrfarë respekti ndaj nesh
(last modified Mon, 14 Jun 2021 13:13:19 GMT )
Qershor 14, 2021 15:13 Europe/Tirane
  • Londra: Bashkimi Evropian nuk tregon kurrfarë respekti ndaj nesh

Si rezultat i shtimit të mosmarrëveshjeve në lidhje me Irlandën e Veriut në grupin G-7, ministri i punëve të jashtme të Britanisë ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po tregon kurrfarë respekti për Britaninë.

"Figurat e larta të BE-së flasin për Irlandën e Veriut sikur të jete disi një vend tjetër nga Mbretëria e Bashkuar", ka thënë kryediplomati britanik

Mbretëria e Bashkuar bëri thirrje për respekt nga udhëheqësit e BE-së, duke thënë se ata flasin për Irlandën e Veriut sikur të mos ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar,

"Në mënyrë serike kemi parë figura të larta të BE-së të flasin për Irlandën e Veriut sikur të ishte disi një vend tjetër nga Mbretëria e Bashkuar", tha Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, duke folur për SkyNews.

"Kjo nuk është vetëm fyese, por ka efekte reale në komunitetet në Irlandën e Veriut, krijon shqetësim të madh, shqetësim të madh", shtoi kryediplomati britanik.

Vërejtjet nga Raab erdhën në ditën e mbylljes së samitit të G7-tës në Cornwall të Anglisë.

Fërkimet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së vazhduan edhe në margjinat e samitit mbi çështjen e kontrolleve kufitare të mallrave të cilat Irlanda e Veriut i merr nga pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar.

"A mund ta imagjinoni nëse do të flisnim për Katalonjën, pjesën flamane të Belgjikës, një nga krahinat në Gjermani, Italinë Veriore, Korsikën në Francë si vende të ndryshme?", pyeti Raab.

"Ne kemi nevojë për pak respekt dhe gjithashtu, sinqerisht, pak për vlerësimin e situatës për të gjitha komunitetet në Irlandën e Veriut", tha ai.

Raab nënvizoi se zbatimi i Protokollit të Irlandës së Veriut ka qenë "shumë i mangët" dhe kishte "efekte reale" mbi njerëzit në Irlandën e Veriut.

"Ajo që nuk mund të ndodhë është ndërprerja e vazhdueshme e tregtisë dhe përpjekjet në mënyrë efektive të ndryshimit të statusit të Irlandës së Veriut, në kundërshtim me pëlqimin dhe dëshirat e njerëzve, që nuk është vetëm në kundërshtim me Protokollin e Irlandës së Veriut, por edhe me Marrëveshjen e Belfastit", shtoi ai.

Kryeministri Boris Johnson kërkoi të shtunën nga BE-ja për "pragmatizëm dhe kompromis" mbi problemet e vazhdueshme me protokollin e Irlandës së Veriut.

Gjatë takimit me udhëheqësit e BE-së, Ursula Von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe presidentin francez dhe kancelaren gjermane, Johnson tha se kërkonte "zgjidhje urgjente dhe inovative" për problemet e protokollit.

Pallati Elysee përmes një deklarate tha se Emmanuel Macron paralajmëroi Johnson-in dhe i tha atij se qeveria britanike duhet të "respektojë fjalën e saj" mbi Marrëveshjen Brexit.

Johnson në takimin e tij me Merkelin "nënvizoi qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar mbi Protokollin e Irlandës së Veriut dhe nevojën për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Mbretërisë së Bashkuar".

Tags