Bolton paralajmëron Biden për aftësinë e lartë të Putin në negociata
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109918-bolton_paralajmëron_biden_për_aftësinë_e_lartë_të_putin_në_negociata
Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës në prag të takimit të presidentëve të Amerikës dhe Rusisë në Gjenevë të Zvicrës, ka deklaruar: “Joe Biden duhet të ketë kujdes në mënyrë që Putin do të mos fitojë zotërim në bisedime”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2021 10:34 Europe/Tirane
  • Bolton paralajmëron Biden për aftësinë e lartë të Putin në negociata

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës në prag të takimit të presidentëve të Amerikës dhe Rusisë në Gjenevë të Zvicrës, ka deklaruar: “Joe Biden duhet të ketë kujdes në mënyrë që Putin do të mos fitojë zotërim në bisedime”.

Kanali informativ NTV i Gjermanisë ka njoftuar se John Bolton, ish-këshilltari i Donald Trump për siguri kombëtare të Amerikës, e ka paralajmëruar Joe Biden i cili do të takohet sot (të mërkurën) me Vladimir Putin në Gjenevë, në lidhje me aftësinë e lartë të presidentit të Rusisë në negociata dhe ka thënë: “Putin gjithnjë ka gatishmëri të mirë pavarësisht se kush qëndron përball tij. Ai mund të diskutojë në mënyrë serioze dhe me të gjitha detajet në lidhje me çfarëdo çështje që parashtrohet”.

Bolton ka shtuar: “Trump më 16 korrik të vitit 2018, para takimit me presidentin e Rusisë nuk kishte interesim të madh të për përgatitjen e disa materialeve dhe çështjeve për t’i paraqitur në negociatat me Putin dhe më shumë preferonte të shikonte futboll. Në rrugën drejt Finlandës ishte duke u transmetuar kampionati botëror. Unë dëshiroja ta informoja Trump në lidhje me negociatat mbi kontrollin e armëve me Putin, mirëpo Trump më shumë ishte i interesuar të shikonte ndeshjen e futbollit dhe çdo gjë ishte e padobishme”.

Takimi Biden-Putin do të zhvillohet sot në Gjenevë të Zvicrës. Ky është takimi i parë i presidentëve të Rusisë dhe Amerikës pas takimit të presidentëve Putin-Trump në korrik të vitit 2018.