Takimi Biden-Putin, Jalta II ? Do të tradhtojë Rusia Rezistencën?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109936-takimi_biden_putin_jalta_ii_do_të_tradhtojë_rusia_rezistencën
Duke komentuar samitin Biden-Putin në Gjenevë, disa burime të caktuara që pretendojnë të jenë të mirëinformuar, i referohen tashmë një konference Jalta II,
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2021 15:31 Europe/Tirane
  • Takimi Biden-Putin, Jalta II ? Do të tradhtojë Rusia Rezistencën?

Duke komentuar samitin Biden-Putin në Gjenevë, disa burime të caktuara që pretendojnë të jenë të mirëinformuar, i referohen tashmë një konference Jalta II,

një konferencë e mbajtur në vitin 1945 ku Shtetet e Bashkuara dhe Britania ranë dakord t'i paraqisnin një front të bashkuar Stalinit për planifikimin e fushatës përfundimtare kundër trupave gjermane dhe japoneze dhe për kufizimin e përparimit të Ushtrisë së Kuqe në Evropën Qendrore me qëllimin e trefishtë të miratimit të një strategjie të përbashkët për të shpejtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, për të zgjidhur fatin e Evropës pas disfatës së Rajhut të Tretë dhe për të garantuar stabilitetin e rendit të ri botëror pas fitores. Problemi me këtë analizë është se as Putini nuk është Stalin, as boshti anglo-sakson nuk ka aq fuqi sa t'i imponohet Rusisë. Në të vërtetë, kjo Lindje e Mesme që amerikanët kanë kërkuar t'a rimodelojnë që nga viti 2003, është rimodeluar, por jo në drejtimin e dëshiruar nga boshti SHBA / NATO dhe përparësia e Rusisë është se ajo është vendosur në anën më të fortë. Në janar 2021, presidenti amerikan mori frenat e pushtetit me premtimin për të bllokuar Rusinë e Putinit në Levant, jo vetëm nëpërmjet ndërhyrjes së Erdoganit, i cili falë një mirëkuptimi krejtësisht të rremë në Idlib me Rusinë, arriti të ndalonte kthimin të veriut të Sirisë në shtetin Sirian. Kjo ndërmarrje anti-ruse çoi gjithashtu në një zgjerim të frontit anti-rus, duke iu afruar vazhdimisht kufijve rusë. Ende pa u mbyllur kriza në Nagorni-Karabak, ku Turqia, kërkoi pa sukses të instalonte një korridor terrorist në kufijtë Iran-Rusi-Kinë, Ukraina u ndez. Padyshim që as NATO dhe as SHBA nuk e ndienin se ishin në gjendje të shkonin deri në fund, por veprimet anti-ruse arritën në shantazhim. Pastaj erdhi dislokimi masiv dhe provokimet e përsëritura në Detin e Zi, në Detin Mesdhe, në Krime dhe e gjithë kjo me qëllim që Rusia të dorëzohej. Duke qenë kështu, dhe siç paralajmëroi Komandanti i Përgjithshëm i Boshtit të Rezistencës, Gjenerali i Madh Kasem Soleimani në vitin 2015, Amerika do të humbte çdo betejë kundër Rusisë, nëse kjo e fundit ruan pranë saj Rezistencën. Dhe në Siri, Moska e ka ndjekur këtë këshillë të urtë. Që nga inaugurimi i Biden, CentCom ka qenë i etur për të pasur një prani, të denjë për këtë emër, në Siri. Iraku ka mbaruar për Amerikën: për më shumë se një vit, Rezistenca Irakiane ka dominuar skenën e një vendi që Shtetet e Bashkuara besuan se ishte i përkushtuar përfundimisht për kauzën e tyre kur e pushtuan atë në vitin 2003. Përballë Rezistencës, çfarë mund të bëjë Amerika, përveç asaj që po bën në këtë moment, domethënë lëvizja e vazhdueshme nga një pikë në tjetrën, nga Siria në Irak dhe anasjelltas, në një sorollatje të përjetshme. Në maj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu humbën një tjetër mega-betejë, atë të normalizimit, kur baza e saj më e madhe ushtarake në botë, Izraeli, u shemb nën peshën e 4,700 raketave që gjenialiteti asimetrik i Rezistencës lëshoi kundër entitetit sionist, duke paralizuar të gjithë komponentët e tij. Dhe kjo fuqi nuk daton nga Biden, por nga Trump me të cilin Moska kishte marrëdhënie të mira: le të kujtojmë episodin e luftës së tankerëve të naftës, atë të vrasjes së Gjeneralit Kasem Soleimani, atë të sanksioneve më të mëdha në histori të dekretuara kundër Iranit apo edhe atë shpërthim gjysmë-atomik në portin e Bejrutit që synonte të çarmatoste Hezbollahun. Të gjitha këto episode janë kthyer kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, dhe rusët të cilët në mars kërkuan nga Rezistenca Libaneze për të hapur një zyrë në Moskë, e dinë këtë më mirë se kushdo. Sulmet ajrore nga avionët luftarakë rusë natyrisht e kanë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme fushën e veprimit të ISIS-it, por ato nuk mund ta thajnë në rrënjë terrorizmin, i cili duhet të luftohet në terren siç bën Rezistenca. Sa i përket forcave ajrore, epoka e F-16, F-18, F-35 apo edhe Su-35 dhe Su-57 ka mbaruar: jo shumë larg nga al-Tanf, Boshti i Rezistencës po përgatit tufat e dronëve të tij për të dëbuar pushtuesit amerikanë. Presidenti Putin do të duhet të kujtojë se nuk do të ketë Jaltë II për sa kohë që Rusia ka në krah Rezistencën. Sa i përket Rezistencës, ajo nuk përjashton mundësinë e shqyrtimit të një "aleance afatgjatë" me Rusinë. Këshilltari ushtarak i Presidentit rus madje parashikoi, se "këto ditë, Rusia nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të bëjë aleancë me Iranin."