Konfirmohet efektiviteti 92% i vaksinës korona në Kubë
(last modified Tue, 22 Jun 2021 06:17:51 GMT )
Qershor 22, 2021 08:17 Europe/Tirane
  • Konfirmohet efektiviteti 92% i vaksinës korona në Kubë

Kuba tha se vaksina e anti-korona e saj ishte testuar 92.28% efektive në fazën e fundit të provave klinike.

Sipas agjencisë Reuters, Kuba të hënën njoftoi: Vaksina e koronës së vendit, e quajtur Abdala, e cila injektohet me tre doza, ishte 92.28% efektive në fazën e fundit të provave klinike. Njoftimi erdhi disa ditë pasi qeveria Kubane tha se një tjetër vaksinë e prodhuar në vend, e quajtur Soberona 2, ishte 62 përqind e efektshme. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi të Amerikës Latine që nga fillimi i majit ka miratuar përdorimin e vaksinave anti-korona të bëra nga Kuba, duke përfshirë vaksinat Abdala dhe Sobrano 2, për grupet dhe moshat me rrezik të lartë. Më herët Kombet e Bashkuara në një raport thanë se vendet e pasura kishin 110 herë më shumë akses në vaksinën e koronës: Nga vaksinat totale të injektuara kundër koronës, 44% u përdoren në vendet e pasura dhe vetëm 4% në vendet e varfra. Tani prodhimi i vaksinave të reja në vende si Kuba mund të thyejë këtë monopol global të vaksinave.  

Tags